Janë të shumta punësimet të cilat janë bërë së fundi në Telekom.
Thuajse nuk ka fytyrë publike nga politika që nuk ka punësuar ndonjë familjarë, duke i gjetë kështu një vend të rehatshme në Telekomin e Kosovës.
E sipas analistit, Donik Sallova, kjo çfarë po bëhet në Telekom është simbolika më e mirë për të treguar se çfarë klasa politike e pasluftës i ka bërë çdo sektori publik e çdo pasurie të këtij vendi.
Postimi i plotë:
Ajo çka po i bëjnë Telekomit sot është simbolika më e mirë për të treguar se çfarë i kanë bërë Kosovës për 20 vite. Telekomi është vetëm pasqyrim në miniaturë i asaj çfarë kjo klasë politike e pasluftës i ka bërë çdo sektori publik e çdo pasurie të këtij vendi. Para luftës Kosova vërtetë mund të ketë qenë një ideal, por pas luftës siç u dëshmua tashmë, Kosova paska qenë për ta vetëm një plaçkë lufte.