Home Lajme Çfarë ngjarje do të ndodhin sot në Kosovë

Çfarë ngjarje do të ndodhin sot në Kosovë

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të mbahen këto aktivitete kryesore.

  • Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

    Në kuadër të fushatës për Mjedisin në Prizren lansohet Pema e Ndërgjegjësimit (pranë çezmes së Shadërvanit, ora 10:00)

    Mbahet mbledhja Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

    Instituti Demokratik i Kosovës bën publikimin e raportit final “Kapja e shtetit: Ekonomia Politike e Zhavorrit” (Hotel Sirius, ora 10:00)

    Ministri i Financave Bedri Hamza do të mbajë takim publik me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Republikës së Kosovës ku do të informojë bizneset në lidhje me ndryshimet e politikave fiskale. (Hotel Emerald, ora 10:00)

    FSSHK mban konferencë me temën “Nënshkrimi  i memorandum bashkëpunimit në mes Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës dhe shpalosja e planit të veprimit  të tyre” (FSSHK, ora 10.00)

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bën lansimin në konsultime publike të Projektligjit të Punës dhe Projektligjit për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror (Salla e konferencave në MPMS, ora 11:00)

    Prishtina International Vocal Festival mban konferencë për media (Filharmonia e Kosovës, ora 11:00) Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë ne ngjarjen e cila shënon sukseset e aktivitetit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet vendore (Hoteli Emerald, ora 11:00)

    Në kuadër të fushatës për Mjedisin në Pejë lansohet Pema e Ndërgjegjësimit (Sheshi përballë Pro Credit Bankës, në ora 11:30)

    Në kuadër të fushatës për Mjedisin në Prishtinë lansohet Pema e Ndërgjegjësimit (Sheshi Nëna Terezë, pranë objektit të EUICC-së, në ora 12:30)

    Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.41 (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

    Baleti kombëtar i Kosovës mban konferencë për media (Skena e Tetatrit kombëtar, ora 13:00)

    Nën përkujdesjen  Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj  në bashkëpunim më DKA-në bëhet promovimi i Librit ‘Zhvillimi i Kulturës Fizike dhe Sportit Deçanas’ të autorit Prof.Muhamet Alaj  (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 13:00)

    Mbahet mbledhja Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

    Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me krerët e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Shëndetësisë, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit (Objekti i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 14:00)

    Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës do të lansojnë analizën gjinore të Kosovës (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:15)

    Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj do të ndjekë nga afër fillimin e asfaltimit të segmentit të katërt të zgjerimit të rrugës Prishtinë – Podujevë  (Tek nënkalimi i Gllanikut, afër shkollës, ora 15:30)

    Hapet ekspozita individuale e piktorit Emrush Xhemajli (Muzeu i Kosovës, ora 19:00)

Exit mobile version