2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë ndodh me organizmin tonë nëse nuk pimë mjaft ujë

Ekspertët sugjerojnë se duhet t’i pimë rreth dy litra ujë në ditë. Nëse zakonisht nuk pini aq ujë, atëherë mund të pyesni nëse ia vlen të shkoni në tualet aq shumë gjatë ditës. Faktet thonë po.

Në vijim lexoni disa fakte rreth dehidratimit dhe se si konsumi i pamjaftueshëm i ujit në organizmin tonë mund të ndikojë në shëndetin tonë.

Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm:

Sigurisht do të keni probleme shëndetësore – Personat të cilët pinë më shumë ujë, kanë më pak probleme me gurë në veshka, gjasa më të vogla të zhvillimit të kancerit në traktin urinar dhe në zorrë, dhe sulme të zemrës.

Metabolizmi juaj do të stagnojë – Në një studim të pavarur nga viti 2010, për nevoja të librit të vet “The Water Secret (Wiley)”, dr. Howard Murad zbuloi se metabolizmi bazal (kaloritë që i djegim në gjendje të qetë) përshpejtohen përmes hidratimit të trupit, apo pirjes së ujit.

Do të duhet të përpiqeni më shumë për të bërë punë të thjeshta – Një studim nga Instituti i Psikiatrisë në King’s College në Londër nga viti 2011 ka treguar se truri i personave të dehidratuar thjesht zvogëlohet, gjë që në masë të madhe ndikon në funksionin mendor dhe fizik të individit.

Do të hani më shumë – Një studim nga viti 2010 ka treguar se personat që pinin ujë para ushqimit konsumonin 75 deri 90 kalori më pak, transmeton Koha.net. Në periudhën prej tre muajsh, personat që pinin më shumë ujë e kishin humbur një mesatare prej 2.5 kg më shumë se sa ata që nuk pinin ujë.

Do të keni më shumë rrudha – Gjatë hulumtimit për librin e vet, dr. Murad e ka konfirmuar edhe një herë se uji ndihmon në pamjen e shëndetshme të lëkurës, duke i tërhequr rrudhat dhe duke ia ofruar asaj fleksibilitetin e nevojshëm.

Do të keni probleme me disponimin e keq – Hulumtuesit në universitetin Tufts në Massachusetts, në vitin 2009 e kryen një studim në të cilin pjesëmarrësit i ndanë në dy grupe. Të dy grupet kishin për detyrë që të përfundonin stërvitje aerobike për 60 deri 75 minuta, me kusht që njërit grup iu lejua të pijë ujë pas ushtrimit, ndërsa tjetrit jo. Në mesin e grupit që nuk pinte ujë, ishte vërejtur një rritje e dukshme në lodhje, konfuzion, ndjenjë të zemërimit, depresion dhe ankth.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img