0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë ndërhyrjeje kirurgjike iu nënshtrua presidentja Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në mesnatën e ditës së mërkurë.

Pasi që i kishin mbajtur fshehur problemet shëndetësore të presidentes Osmani dhe rekomandimin e mjekëve specialistë për intervenimin kirurgjik për heqjen e tëmthit, operacion ky që u zbulua nga mediat, zyra e Osmanit doli me një komunikatë ku konfirmonte që Presidentja e vendit i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Sipas kësaj zyre, intervenimi i ishte i lehtë dhe është realizuar me sukses.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Këtij operacioni të lehtë, siç thotë Zyra e Presidentes, e para e shtetit i është nënshtruar në një spital privat dhe jo në QKUK, aty ku qytetarët e saj kryejnë operacione shumë më të komplikuara.

Edhe ish-presidenti Hashim Thaçi i ishte nënshtruar një operacioni, por ai i kishte mbajtur të informuar vazhdimisht qytetarët dhe ishte operuar në QKUK, jo në spital privat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img