Site icon PrishtinaPress

Çfarë kërkonte Dejona Mihali nëntorin e vitit të kaluar në Veri me Policinë e Kosovës?

“Masha e kontrollit” në VV, Dejona Mihali u vu në qendër të vëmendjes kur Haki Abazi para pak ditësh nxorri në publik ndikimin e saj kontrollues tek deputetet dhe ministrat e Albin Kurtit.

Por, ky kontroll mund të ketë shkuar edhe më larg, bazuar në disa fotografi që ishin shperndarë nga Veriu i Kosovës në nëntor të vitit që shkoi, kur kjo pjesë e vendit ndodhej në krizë sigurie.

Kjo pasi aty ishte shfaqur, krah pjesëtarëve të Policisë, edhe Dejona Mihali.

Fotografitë e më poshtme ishin publikuar nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në facebook, më 28 nëntor 2022. Atë ditë, për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Sveçla i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishin vizituar stacionin policor në veri.

Bashkë me ta ishte edhe Dejona Mihali, ndonëse e njëjta përveç një pozite në LVV, të paktën zyrtarisht nuk është e akomoduar në ndonjë post qeveritar apo kabinet ministror.
Treshja Sveçla, Mihali e Bislimi policëve në vizitë u kishin shkuar me fli.

“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë”, shkruante Sveçla në postimin e tij, ku në dy nga tri fotografitë e publikuara shfaqej edhe Mihali.

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, para pak ditës pati disa akuza të rënda ndaj Mihailit për “ngufatje të zërit të deputetëve” dhe demokracisë brenda Grupit Parlamentar të partisë. Ai e quajti aktivisten nga Shqipëria si “masha e kontrollit” në VV.

Dejona Mihailit në vitin 2016, i ishte ndaluar të hynte në Kosovë. Ajo ishte ndaluar në pikën kufitare në Morinë, dhe nuk ishte lejuar që të futej brenda territorit të Kosovës. /Reporteri.net/.

Exit mobile version