Futbollisti i Arabisë Saudite, Yasser Al Shahrani ka pësuar një lëndim të frikshëm në kokë në ndeshjen e parë të botërorit ndaj Argjentinës.
Menjëherë, u bë e ditur se ai e kishte mbyllur aventurën në Kupën e Botës.
Në fundin e ndeshjes, portieri arab, Al Owais e kishte goditur atë me gju në kokë.
Tani është zbuluar se në çfarë “ferri” ka kaluar ai pas këtij lëndimi.
Presidenti i federatës arabe, Yasser AL Mishehal ka zbuluar tani se çfarë ka ndodhur me mbrojtësin pas lëndimit brutal.
Mësohet se ai nuk ka pësuar lëndim vetëm në kokë, derisa është operuar tri herë.
“Falë Zotit, Al Shahrani është mirë. Ai kishte disa lëndime, jo vetëm në kokë, por lëndoi edhe brinjët e tij, si dhe të pankreasit pas asaj goditjeje. Tani është mirë. Kishte tre operime dhe nuk e dimë kur do të kthehet në fushë”, tha njeriu i parë i federatës.
30-vjeçari ka dhjetë vite që aktivizohet tek Al Hilal në Arabi Saudite./Prishtinapress/