3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë janë Lojërat Mesdhetare, që do të organizohen në Kosovë më 2030?

Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030 – “Prishtina 2030”.

Kështu vendosi sot Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që u mbajt në Heraklion të Greqisë.

Nga 66 delegatë sa ishin të pranishëm, 55 votuan pro Kosovës, tetë kundër dhe tre abstenuan.

Padyshim se kjo është një prej arritjeve më të mëdha dhe historike për sportin e Kosovës. Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 do të organizohen në Prishtinë.

Në Lojëra Mesdhetare marrin pjesë sportistë nga 26 shtete, teksa Kosova pritet të investojë mbi 250 milionë euro për organizimin e kësaj ngjarjeje.

“Prishtina 2030” do të jetë edicioni i 21-të i Lojërave Mesdhetare.

Lojërat e kaluara Mesdhetare u mbajtën vitin e kaluar në Oran të Algjerisë, ku morën pjesë 3298 sportistë.

Por, çfarë janë Lojërat Mesdhetare?

Lojërat Mesdhetare janë një lojë multi-sportesh që zhvillohet zakonisht çdo katër vjet, midis kombeve rreth ose shumë afër Detit Mesdhe, ku takohen Evropa, Afrika dhe Azia. Lojërat janë nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (CIJM).

Disa prej sporteve më të njohura pjesë e Lojërave Mesdhetare janë: Noti, atletika, futbolli, basketbolli, volejbolli, hendbolli, boksi, karate, tenisi, xhudo, etj,.

Kosova u pranua si antare e Lojërave të Mesdheut në tetor 2015, dhe morri pjesë për herë të parë në 2018 në Tarragona, Spanjë.

Kosova në Lojërat Mesdhetare ka dhjetë medalje në vetëm dy pjesëmarrje, duke fituar nëntë medalje me xhudon dhe një me boksin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img