2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë i mungon trupit nëse hani papritur ushqim të kripur: Arsyeja mund të jetë edhe një sëmundje e rëndë

Kjo është mënyra që trupi juaj ju thotë se ka nevojë për më shumë natrium për t’u rikthyer në ekuilibër

Të gjithë kemi shije të ndryshme në ushqim, por në disa situata, dëshira për një ushqim të caktuar mund të jetë një arsye për të ndryshuar stilin e jetës ose për të kontrolluar shëndetin tuaj.

Nëse po flasim për dëshirën për kripë, atëherë mund të jetë ose thjesht një shprehi në ushqim ose rezultat i disa ndryshimeve në trup.

Nëse jeni mësuar të hidhni shumë kripë në ushqimin tuaj, atëherë është e rëndësishme të mbani në mend se kripa e tepërt mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj të përgjithshëm: enët e gjakut bëhen “të forta” dhe humbasin elasticitetin e tyre, ngarkesa në zemër dhe veshka rritet dhe furnizimi me gjak në tru përkeqësohet.

Natyrisht, e gjithë kjo ndodh me kalimin e viteve – nëse i lejoni vetes një dietë me kripë të tepërt për disa ditë, pasojat kritike nuk do të duhej të ndodhnin.

Çfarë ndryshimesh në stilin e jetës ose në trup mund të shkaktojnë papritmas dëshirën për ushqim të kripur?

▪ Stresi
▪ Aktivitet i fuqishëm fizik – Sa më shumë të ushtroheni, aq më shumë djersitni dhe djersitja e tepërt redukton nivelet e natriumit në trup.
▪ Dehidratim – Mineralet në kripë
▪ PMS – Te femrat manifestohet ndryshe dhe shumë kanë nevojë për ushqim të kripur apo të ëmbël

▪ Sëmundja e Addison-it – Sëmundja e Addison-it është një gjendje dhe çrregullim i rrallë kronik që shfaqet kur gjëndrat mbiveshkore nuk mund të ofrojnë sasi të mjaftueshme të hormoneve.
▪ Norma e kripës në dietë për një të rritur është 5 g (rreth një lugë çaji) në ditë.

Simptomat që mund të tregojnë gjithashtu marrjen e tepërt të kripës janë:

▪ presioni i lartë i gjakut
▪ dhimbje koke të shpeshta
▪ palpitacione
▪ skuqje e fytyrës
▪ të përziera
▪ djersitje e tepruar

Është e rëndësishme të mbani mend se kripa gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet e përpunuara. Prandaj, kushtojini vëmendje sa sandviçë me sallam ose djathë hani në ditë, sa shpesh përdorni majonezë, keçap, ushqime të konservuara, nëse shtoni erëza në vaktet tuaja, në mënyrë që të mos hani shumë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img