Site icon PrishtinaPress

Çfarë i bëjnë trupit valët e telefonit?

Epoka dixhitale sa ndihmuese është aq edhe shkatërruese duket të jetë. Organizata Kombëtare e Shëndetit dhe disa mjekë rusë, paralajmërojnë se telefonët celulare janë të dëmshëm për shëndetin.

Ata janë të shqetësuar seriozisht për efektet e fushave elektromagnetike në trupin tonë. Rrezatimi elektromagnetik nga telefonët celularë, është veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna dhe fëmijët. Sipas Nikolai Kononov, nënkryetar Organizatës Botërore të Shëndetit, këto fusha kryesisht ndikojnë në sistemin tonë nervor, riprodhues dhe endokrin.

Gjithashtu, Kononov thotë se 70% e njerëzve janë të prekur nga ky rrezatim elektromagnetik, pasi në një botë të drejtuar nga teknologjia është gati e pamundur që të ndalojmë përdorimin e tyre.

Megjithatë, ne duhet t’i shfrytëzojmë këto valë në mënyrë racionale. Duke përdorur pajisjen vetëm për telefonata të shkurtra, mund të zvogëlohet rreziku por është e rëndësishme që telefonin mos ta mbani në xhep, kështu do të jeni më të mbrojtur nga rrezatimi elektromagnetik.

Exit mobile version