Cristiano Ronaldo është i madh në fushë pa pikë dyshimi, por ajo që bënë jashtë fushave është e jashtëzakonshme.
Sulmuesi portugez shpeshherë është përfshirë në disa ngjarje që kanë të bëjnë me bamirësi, ku nuk ka munguar ndihma e tij e madhe.
Ylli i Juventusit aktualisht po ndodhet i izoluar në Portugali, pasi kishte udhëtuar për ta festuar ditëlindjen e motrës së tij, por me tu futur e gjithë Italia në Karantinë, atëherë Ronaldo me leje të klubit ka vazhduar izolimin vullnetar në shtëpinë e tij në shtetin portugez.
Dy ditë më parë Ronaldo iu drejtua të gjithëve me një mesazh emocionues pas shpërthimit të pandemisë coronavirus.
Ndërsa tani pesë herë fituesi i Topit të Artë ka marrë një veprim për tu duartrokitur në shtetin e tij Portugali.
35-vjeçari ka në pronësi dy hotele ‘Pestana CR7’ në Portugali dhe ka marrë vendim që ata t’i shndërrojë përkohësisht në spitale.
Marca ka raportuar se portugezi ka vendosur që t’i shndërrojë këto hotele në spitale falas për të gjithë të prekurit nga pandemia coronavirus COVID-19.
“Të gjitha hotelet ‘Pestana CR7’ që janë në pronësi të Cristianos nga ditët e ardhshme do të shndërrohen në spitale falas për pacientët e prekur nga coronavirus”, shkruan Marca.
E përditshmja spanjolle raporton se Ronaldo do t’i paguajë edhe mjekët dhe infermierët që të kujdesën për pacientët që të kenë një mjekim sa më të mirë.
“Ronaldo gjithashtu do t’i paguajë mjekët e infermierët si dhe gjithë punëtorët e hotelit. Këto hotele do të shndërrohen në spitale deri sa të kalojë pandemia coronavirus me të vetmin qëllim që shteti i tij Portugalia ta përballojë sa më lehtë këtë moment të vështirë”, thuhet në artikullin e Marcas.
Ky gjest i Cristiano Ronaldos është vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga mediat botërore, por edhe nga tifozët e futbollit.
Dy hotelet në pronvsi të Ronaldos ‘Pestana CR7’ janë në kryeqytetin portugez Lisbonë dhe në qytetin e tij të lindjes Madeira.