Por përkundër kësaj sipas gazetës serbe Blic, dy kryeministrat nuk shkëmbyen asnjë fjalë.
“Ata u ulën krah për krah sepse ashtu u përcaktua nga organizatorët e ngjarjës. Kjo sigurisht nuk ishte ndonjë vendim që e ka marrë delegacioni serb apo shqiptar”, shkruan gazeta, transmeton lajmi.net
“Nuk kishte komunikim as publikisht, por as kur nuk kishte kamera dhe fotografë”, ka thënë burimi i gazetës beogradase.
Kjo u konfirmua edhe nga kabineti i kryeministres serbe.
“Nuk pati ndonjë diskutim, veç asaj që protokolli e përcaktoi që Haradinaj dhe Brnabiq të jenë ulur pranë njëri-tjetrit”, ka thënë kabineti qeverisës serb.
Gjithnjë sipas këtyre pretendimeve serbe, kryeministrja e Serbisë do të tentojë ta shmangë çdo lloj komunikimi me kryeministrin Haradinaj. Përveç kur një gjë e tillë është e domosdoshme.
Në Samitin që u mbajt në Londër kryeministri Haradinaj prezantoi një numër të madh projektesh.