Site icon PrishtinaPress

Çfarë duhet të bëni kur nuk mund të flini

Të mos jesh në gjendje të flesh është tepër irrituese dhe prek shumë njerëz gjatë jetës së tyre.

Pamundësia për gjumë me cilësi të mirë mund të shkaktohet nga të gjitha llojet e faktorëve, nga stresi dhe ankthi deri te higjiena e dobët e gjumit.

Mund të mendoni se po flini mirë, por me siguri keni nevojë për më shumë pushim sesa mendoni. Doktoresha Susheel Patil nga qendra e gjumit John Hopkins thotë: “Të gjithë duhet të bëjnë shtatë deri në tetë orë gjumë natën për t’u ndier të qetë, përndryshe do të ndjeheni të lodhur gjatë gjithë javës”.

Ajo thotë se është e rëndësishme të krijoni një rutinë dhe se nëse luftoni me zgjimin gjatë natës mund të jetë e dobishme të bëni studimin tuaj të gjumit duke mbajtur një ditar të gjumit.

Rekomandohet krijimi i ambientit më të mirë të gjumit për të larguar simptomat e gjumit të keq ose pagjumësinë. Kjo përfshin gjëra të tilla si të siguroheni që keni një shtrat të rehatshëm, të pastër dhe të freskët.

Foto: GettyImages

Krahas ndryshimeve materiale në dhomën tuaj të gjumit, ju gjithashtu mund të bëni ndryshime në jetën tuaj të përditshme që do t’ju ndihmojnë të lehtësoni simptomat e pagjumësisë dhe t’ju ndihmojnë të merrni një gjumë më të mirë të natës.

Disa këshilla për të rënë në gjumë:

Si të riktheheni në gjumë pasi të zgjoheni natën

Ka shumë metoda për t’u rikthyer në gjumë pas një ndërhyrje që mund të provoni, duke filluar nga metodat e frymëmarrjes e deri te akupresura.

Disa nga më të lehtat i gjeni më poshtë:

Metoda e frymëmarrjes 4-7-8

Mundohuni ta praktikoni këtë pa vëmendje të madhe, pa u shqetësuar shumë nëse po e bëni saktësisht.

Metoda 120 sekondëshe

Thuajini vetes që të qëndroni zgjuar – hulumtimi ka treguar që “qëllimi paradoksal” mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt, veçanërisht nëse luftoni me ankthin për të menduar se “duhet” të jeni në gjendje të flini.

Exit mobile version