Site icon PrishtinaPress

“Çfarë do të thotë kjo?”, Vuçiq nuk i përgjigjet gazetarit nga Lugina derisa ia përkthen në serbisht emrin e medias

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar sot në Bujanoc.

Në një adresim para mediave, ai është pyetur nga gazetarët shqiptarë për çështjet që i shqetësojnë shqiptarët e Luginës, shkruan Reporteri.net.

Jeton Ismaili, gazetar nga Lugina i  bën pyetje Vuçiqit. Pyetjen ia parashtron në gjuhë serbe kurse emrin e portalit “Folonline” ia thotë në gjuhen shqipe.

Vuciq nuk i përgjigjet derisa ai ia përkthen edhe emrin e portalit.

“Çka do të thotë kjo”, pyet Vuçiq, teksa ai ia shpjegon emrin e medias, duke i thënë presidentit serb se ka pasur mundësi nga bisedimet në Bruksel që deri më tani ta mësojë shqipen.

Nga atje, Vuçiq ka folur për kërkesën e shqiptarëve në Serbi që të kenë një Asociacion të tillë sikurse që e kërkojnë serbët në Kosovë.

“Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi është marrëzi, jo reciprocitet. Këto janë marrëzi sa nuk kam fjalë dhe këtë e them këtu, para shqiptarëve”, raportohet të ketë thënë Vuçiq.

Exit mobile version