Home Lajme Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Shumë aktivitete janë paraparë për sot në Kosovë.

Këto janë sipas renditjes kohore të tyre, shkruan prishtinapress.eu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, mban konferencën informuese për lansimin e “Programi për grantet e përputhshme”. (Hotel “Emerald”, ora 08:30)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë prezanton Programin për mbështetjen e konkurrueshmërisë së NVM-ve.  (Hotel “Sëiss Diamond”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

Jahjaga Foundation organizojnë tryezën “Roli i medias në përmirësimin dhe raportimin e drejtë për gratë në qeverisje”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi viziton Federatën e Basketbollit të Kosovës. (Federata e Basketbollit, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet dhe Financa voton raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze prezanton fjalorin  japonisht – shqip, me autore Reko Dida. (Zyrat e “The Cambridge School”, ora 11:30)

Shënohet 68 vjetori i Arkivave të Kosovës. (Restorant “Vila Gërmia”, ora 12:00)

Fillon fushata “Gara për Gjakovë të pastër”. (Parku i qytetit të Gjakovës, ora 12:00)

“Demokracia Studentore” organizon protestë kundër punësimeve të pa ligjshme në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. (para Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 12:15)

Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit, Selim Berisha. (Kinema ABC, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e kryesisë me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel “Sirius”, ora 14:00)

Deputetët Kuvendit të Kosovës mbajnë aktivitetin “Ditët e Kuvendit” në Skenderaj. (Kuvendi Komunal i Skenderaj, ora 14:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, vizitojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit. (Agjencia Kundër Korrupsionit, ora 14:00)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë. (Hotel “Sirius”, ora 16:00)

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban ligjëratën “Sot, 20 vite më parë: Rasti ‘Te Pishat’ në Skënderaj”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 16:30)

Përzgjedhësi i Danimarkës, Age Hareide, mban konferencë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

Stërvitja e parë  e Kombëtares së Danimarkës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

Exit mobile version