Ngjarjet e datës 14 mars
Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225 ora 10:00)
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për Sistemin e Integruar për evidentimin e rasteve të dhunës në familje. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Zhvillohet takimi në kuadër të projekti “Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Organizohet debati për Kodin Civil modern dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme të njerëzve. (Restaurant “Vapiano” në Mitrovicë, ora 10:00)
Promovohet libri “Orientimi në karrierë”, i autorit Gentian Jetishi. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara Teknike në Ferizaj, ora 10:00)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti GAP mbajnë tryezën “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)
Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon diskutimin “Tërheqja e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill”! (“Resource Center” në Pejton, ora 11:00)
Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe transportit, Pal Lekaj raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati pret ministrin e Financave, Bedri Hamza. (Objekti i Komunës së Kamenicës, ora 11:00)
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi pretnë takim ministren e Shqipërisë, Elva Margariti. (Zyrat e MKRS-së në Prizren, ora 12:00)
Mbahet aktiviteti kushtuar 40 studentëve nga Kosova që do të fillojnë studimet master në universitetet e BE-së. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:30)