Teuta është përfolur jashtëzakonisht shumë për jetën private, por që me shumë maturi, përkushtim ndaj familjes dhe punës, ka arritur t’i mposhtë të gjitha vështirësitë.
Në një intervistë në njërin nga numrat e kaluar të Kosovares, e kemi pyetur shumë rreth jetës së përditshme, planeve, fëmijëve dhe bashkëshortit, e ndër tjera ishte edhe pyetja se a do të kishte ndryshuar diçka nga e kaluara e saj po të kishte mundësi…?!
Duke qenë se ajo është sot një nënë dhe grua e lumtur në krahët e njeriut të zemrës së saj, Adonis Morinës, e që fryt i dashurisë së tyre është edhe vogëlushja Kaia, përgjigjja e saj ishte e shkurt dhe e qartë: -Asgjë