Site icon PrishtinaPress

Çfarë do të hetojë Instituti për Krime lufte, përplasje e ashpër mes Abelard Tahirit dhe Albulena Haxhiut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri lidhur antikombëtar me deklaratat se votimi i Ligjit për Institutin për krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është akt.

Haxhiu tha se ka qenë Tahiri që sa ishte ministër i Drejtësisë e kishte mbyllur këtë Institut.

Deputeti me shurdhues paska thënë se votimi për Ligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është akt antikombëtar. I njëjti gjatë kohës sa ishte Ministër i Drejtësisë kishte mbyllur Institutin, në vend të fuqizimit të tij. Pra konsistenca e tij vazhdon. Përveç kësaj, nuk njihet për asnjë veprim serioz në adresim të krimeve të luftës. Ishin pikërisht këta që para 10 viteve i amnistuan kriminelët serb të përfshirë në vepra të rënda kriminale. Madje pikërisht gjatë kohës së qeverisjes së tyre, ish kryeministri Thaçi bënte pazare me Vuqiqin se si t’i amnistonin krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”. 

Tutje Haxhiu e ka quajtur Tahirin “deputet me shurdhues”.

Në ndërkohë, Abelard Tahiri dje ka kërkuar sqarime për sa i përket disa çështjeve që pritet të trajtohen me miratimin e këtij Ligji. 

“Kryeministri i koalicionit zdraVo, në postimin e tij për ligjin për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, i gënjen hapur qytetarët për shtrirjen kohore të këtij ligji. Ai thotë se Instituti do të adresojë krimet gjatë luftës së vitit 1998-1999, por nuk e përmend pikën 2 të nenit 2 të ligjit që thotë se “hulumtimi do të aplikohet edhe mbi krimet e kryera pas periudhës së luftës, të ndërlidhura me luftën, jo më vonë se me datën 31 dhjetor, 2000”.Qershori i 1999-tës është muaji i çlirimit të Kosovës me largimin e të gjitha forcave policore e ushtarake të Serbisë, që shënon edhe fundin e luftës. Çfarë krimesh pretendohet të hulumtohen deri në dhjetor të 2000-tës, e që qenkan të ndërlidhura me luftën? Kush i ka bërë ato krime? Ku është kuptimi i kësaj marrëzie antihistorike? Si ka mundësi që interesat e Serbisë të gjejnë akomodim kaq brutal brenda ligjeve tona?”, ka shkruar Tahiri dje në një postim në “Facebook”.

Exit mobile version