4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë diskutuan Lumezi dhe gjenerali i KFOR-it, Couci?

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major, Salvatore Cuoci.

Lumezi, fillimisht e ka falënderuar gjeneralin Cuoci, për angazhimin dhe sigurinë e dhënë nga KFOR-i, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Lumezi e ka njoftuar gjeneralin Cuoci, se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është duke u angazhuar për krijimin e një ambient të sigurt për të gjithë prokurorët e  shtetit, në mënyrë që funksionet e tyre ti ushtrojnë në mënyrë efikase, profesionale dhe pa ndikim nga cili do person fizik apo juridik.

Po ashtu, Lumezi ka potencuar se Prokurori i Shtetit, është duke u angazhuar për të garantuar mbrojtjen e secilit qytetar të Kosovës, të cilët nuk i shkelin ligjet e këtij vendi, pavarësisht profesioneve dhe pozitës në shoqëri.

Ndërsa, në anën tjetër ka theksuar se kryerësit e të gjitha veprave penale do të vihen herët apo vonë para përgjegjësisë penale.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, u shpreh se do të mbetet i përkushtuar që të ketë ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe njëherit ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img