Sipas Veseli, shtabi i UÇK-së e ka ditur se do të ketë bombardime atë natë.
Siç thotë ai kjo ishte e sigurtë për shkak të veprimeve të Serbisë për gjenocidin ndaj kosovarëve.
Edhe Haradinaj thotë të ia ketë qëlluar për bombardimet e NATO-së, por thotë se këtë e ka bërë me hamendje.
Të dy këtë moment e konsiderojnë si moment kthese për Kosovën.
Bombardimet e NATO-s në Kosovë zgjatën 78 ditë dhe rezultuan me çlirimin e Kosovës.