-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë dihet për shpërthimin në Poloni, që po ngre frikën për përshkallëzim të luftës

Shpërthimi vdekjeprurës në Poloninë lindore – një vend anëtar i NATO-s – ka ngritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm në luftën disamujore Rusi-Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha të martën vonë se një “raketë e prodhuar nga Rusia” ra në fshatin polak Przewodów, afër kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Ministria nuk specifikoi llojin e raketës apo nga është gjuajtur, por presidenti i vendit tha se “me shumë gjasa është prodhuar në Rusi”. Incidenti ishte një “veprim i vetëm” dhe nuk ka prova për raketa të tjera, tha kryeministri i Polonisë.

Rrethanat rreth incidentit, i cili shënon herën e parë që një vend i NATO-s është goditur drejtpërdrejt gjatë konfliktit pothuajse nëntëmujor, mbeten të paqarta – duke përfshirë kush e gjuajti raketën dhe nga u shkrep. Të dy forcat, ajo ruse dhe ajo ukrainase, kanë përdorur municione të prodhuara nga Rusia gjatë konfliktit, me Ukrainën që vendosi raketa të prodhuara ruse si pjesë e sistemit të tyre të mbrojtjes ajrore.

Polonia, një anëtare e NATO-s, tha se Varshava po konsideron të përdorë nenin 4 të aleancës së mbrojtjes për të diskutuar shqetësimet e saj dhe gjithashtu do të rrisë gatishmërinë luftarake të disa trupave polake. Neni 4 është një metodë konsultimi që lejon anëtarët e aleancës prej 30 vendesh të sjellin një çështje – zakonisht në lidhje me sigurinë – që i prek ata për diskutim në Këshillin e Atlantikut të Veriut, organin e tij vendimmarrës, shkruan CNN.

Një banor vendas i tha CNN-it se dëgjuan një shpërthim të tmerrshëm ndërsa një predhë fluturonte mbi qytet. Matthew Chance i CNN foli me kujdestarin e një shkolle lokale, i cili tha se forca e shpërthimit tronditi dritaret e klasës, megjithëse nxënësit nuk ishin brenda shkollës kur ndodhi shpërthimi.

Mediat polake raportuan se një predhë kishte rënë në një fermë në vend – afërsisht në të njëjtën kohë kur Rusia nisi valën e saj më të madhe të sulmeve me raketa në qytetet ukrainase në më shumë se një muaj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img