Site icon PrishtinaPress

Çështja e të pagjeturve sërish sot në Kuvend

eanca e Kuvendit të Kosovës e ndërprerë të premten do të vazhdoj sot.

Në rend dite do të jenë 13 pika e në mesin e tyre do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti sipas kërkesës së deputetes së Vetëvendosjes Saranda Bogujevci për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

Interpelanca për këtë temë u mbajt të premten që lamë pas, e ku ngjalli edhe debat të madh në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e pozitës dhe opozitës u përplasen për shumë tematika.

Më poshtë sjellim rendin e ditës së vazhdimit të seancës plenare:

Vazhdimi i Seancës plenare

Rendi i ditës

4. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,

5. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën Ndërkombëtare Private,

6. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,

7. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-028 për Inspektoratin e Punës,

8. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

9. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-012 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256,

Exit mobile version