0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Çështja e statutit të Asociacionit, temë e takimit të 2 majit në Bruksel

Një ndër temat që pritet të diskutohet në takimin e 2 majit në Bruksel, është edhe çështja e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur kategorik kundër çfarëdo kompetence ekzekutive që mund të ketë ky asociacion. Por, njohës të rrethanave politike në vend thonë se ky asociacion mund të ketë kompetenca më të larta se niveli komunal dhe më të pakta se pushteti qendror.

Në takimin e nivelit të lartë që pritet të mbahet me 2 maj në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet që të prezantohet edhe një draft-statut që ka të bëjë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, deri më tani kanë kundërshtuar çfarëdo mundësie që të themelohet një asociacion që mund të ketë kompetenca ekzekutive. Mirëpo, ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë për Radio Kosovën se ky asociacion mund të ketë kompetenca pak më të larta se ato që ka aktualisht niveli komunal në Kosovë.

“Unë konsideroj se këto kompetenca kanë me qenë pak më të larta se të komunave dhe më të ulëta se kompetencat qeveritare. Kjo mund të projektohet në bazë të statutit në mënyrë decidive të cilin duhet ta punojnë njerëz profesionalë dhe atëherë nuk ka asnjë problem. Unë konsideroj se mund të funksionojë ky asociacion i cili është i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit”, tha Kadri Kryeziu.

Në anën tjetër, edhe politologu Nexhmedin Spahiu thotë për Radio Kosovën se kompetencat e asociacionit me shumicë serbe do të jenë më shumë sesa parasheh Plani i Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës.

“Natyrisht do të jetë diç më shumë sesa parasheh Kushtetuta e Kosovës dhe Plani i Ahtisarit. Përndryshe, nuk do të diskutohej nëse do të ishte aq sa parasheh Kushtetuta dhe s’kishte pse as Serbia të zhvillonte negociata që 12 vjet për këtë punë. Do të jetë diçka e ndërmjetme!”, tha Nexhmedin Spahiu

Ndërkohë, emisari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se në takimin e radhës, do të prezantohet draft Statuti i parë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi menaxhues. Madje, ai ka kërkuar nga të dyja palët që të shkojnë të përgatitur në takim./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img