Site icon PrishtinaPress

Çështja e Skënderbeut, reagon Bernard Berisha: Luftuam me djersën tonë

Skuadra shqiptare, Skënderbeu është duke u akuzuar rëndë nga shtëpia më e madhe e futbollit europian UEFA.

Klubi shqiptar akuzohet rëndë për trukime gjatë ndeshjeve në Europë dhe rrezikon dënim 10 vjeçar, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke thënë se gjatë asaj kohe gjithçka u luftua me ndjerës.

“Ne luftuam shumë me djersën tonë kështu që meritojmë të jemi krenarë për arritjet tona. Le të realizojmë ëndrrat tona”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.

Gjatë kësaj periudhe që po akuzohet Skënderbeu, ylli Akhmat Groznyt, ishte pjesë e klubit shqiptar.

Exit mobile version