8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Çështja e shamisë – Kreu i BIK-ut i drejtohet me një kërkesë Kurtit

Kreu i Bashkësisë Islame i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që ta shfuqizojë një urdhërese administrative për lejimin e shamisë në institucione publike. Sipas Naim Tërnavës kjo kërkesë është e BIK dhe e besimtarëve myslimanë.

Kurti në të kaluarën kishte thënë se partia e tij nuk e ka në program ndalimin e mbulesës duke thënë se grave të moshës madhore u takon vetë të vendosin se a duhet të bartin shami a jo.

Përveç Kurtit, Tërnava ka kërkuar edhe nga MASHT që të veprojnë.

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”.

“Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë. Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”, thuhet në kërkesën e Ternavës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img