Eugen Cakolli nga KDI, për vendimin e MAShT-it ka thënë se nuk është zgjidhje, duke e cilësuar si “improvizim koti” për t’a mbuluar “një dështim dhe papërgjegjësi kaq të madhe – për të cilën duhet dhënë llogari”.
“Në çfarëdo varianti, çmimi të cilin do t’a paguajnë prindërit për tekstet shkollore të fëmijëve s’mund të jetë më i ulët sesa cilido çmim i negociuar mes Ministrisë së Arsimit dhe prodhuesve të teksteve shkollore”, ka thënë Cakolli.
Sipas tij, nuk do të ketë asnjë garancë që mjetet e paguara do të shfrytëzohen për qëllimin e blerjes së librave nga prindërit.
“Prandaj kjo s’është zgjidhje. Është improvizim koti, sa për t’a mbuluar një dështim dhe papërgjegjësi kaq të madhe – për të cilën duhet dhënë llogari. Veç tash mos u ankoni se edhe prodhuesit e teksteve shkollore janë të kapur dhe po ju sabotojnë për shkak se janë pjesë e regjimeve të kaluara”, ka thënë tutje ai.