2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Çështja e kufirit administrativ në Mitrovicë pritet të zgjidhet në tetor

Përcaktimi i vijës së kufirit administrativ mes dy komunave të Mitrovicës ka gjasa të përfundojë në tetor.

Kreu i komunës jugore Agim Bahtiri tashmë ia ka dorëzuar versionin zyrtar homologut të tij nga veriu Goran Rakiq nga i cili po pret që pas një muaji ta vërë nënshkrimin e tij në memorandumin e bashkëpunimit, raporton KTV.
Ndonëse sipas Bahtirit pala serbe edhe njëherë tentoi që ta fusë si temë diskutimi caktimin e vijës administrative mes dy komunave
Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tërheq vërejtjen se çështja e vijës administrative nuk është çështje që duhet të diskutohet mes dy kryetarëve të komunave.
Sipas Tahirit, kreu i jugut dhe ai i veriut vetëm duhet t’i konfirmojnë vijat ekzistuese pa hyrë në detaje.
Por, bashkëpunimin mes dy komunave e vë në pikëpyetje zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj. Sipas tij, ky bashkëpunim nuk mund të jetë i shëndoshë derisa komunat veriore të mos jenë funksionale.
E, një qëndrim lidhur me këtë çështje KTV ka tentuar ta marrë edhe nga kreu i komunës së Veriut Goran Rakiqi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Ka disa muaj që dy krerët e komunave të Mitrovicë nuk po arrijnë të merren vesh rreth përcaktimit të vijës kufitare administrative.
Është kreu i veriut Goran Rakiq, i cili gjatë gjithë kohës kishte insistuar se fshati Suhadoll duhet t’i takojë veriut, gjë të cilën kreu i jugut Agim Bahtiri kishte refuzuar ta pranojë.
Kjo pasi që sipas tij është dalje nga Pakoja e Ahtisarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img