Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për marrëveshjen e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë si ai e sheh si një bazë të mirë për normalizimin marrëdhënieve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Më tutje ai ka thënë se Mali i Zi e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Unë e shoh si një bazë të mirë për të ardhur deri të një marrëveshje përfundimtare[ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]. Ne jemi shumë të interesuar që ma në fund kjo çështje të zgjidhet, normalisht nuk jemi shtet që kemi mundësi me ndihmuar apo me thënë se çka duhet me bo cili subjekt por kishum pasur shumë dëshirë që të përfundohet kjo çështje dhe të normalizohen të gjitha raporte në rajon [Ballkanin Perëndimor] kjo është edhe interesi jonë si shtetet edhe ne jemi shteti me i vogël në rajon deh çdo herë që ka diçka negative ajo ka ndikim dhe të ne, dhe çdo herë kur kemi lajme të mira në rajon ajo ka implikim pozitivë në Mal të Zi”, ka thënë Abzoviq.
Ndërsa ai ka folur edhe për statutin e Kishës Serbe në Kosovë ku i bërë thirrje që liderët kosovar ta marrin shembull Malin e Zi.“Merrni shembullin e Malit të Zi, si me një nënshkrim gjerat që nuk kanë mundur për 30 vjet të zgjidhen, zgjidhen me një nënshkrim. Të drejtën që e duam për veti duhet me jep dhe të tjerëve në mënyrë të barabartë. Çdo kush të shkojë në Kishë, Xhami, Sinagogë, ku të dëshirojnë dhe kush nuk është fetar dhe ai t’i zbatojë të drejta e veta”, ka deklaruar ai.