9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Çështja e këmbimit të pronave, Rama: S’është bërë në mandatin tim, ka filluar nga qeverisja e kaluar

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka deklaruar se këmbimi i pronës komunale me një pronë private në Badoc, nuk është bërë në mandatin e tij. Ai gjatë seancës ka thënë se ky vendim ka rrjedhë nga një proces i cili ka filluar nga qeverisja e kaluar.

Për më tepër, sipas Ramës ky proces ka rrjedhë nga një numër i vendimeve të nivelit qendror – Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.

“Nga momenti që qeverisja jonë ka vazhduar këtë proces, janë ndjek të gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, për këtë çështje, janë dërguar pikat e rendit të ditës me kohë, përfshi këtë pikë për këmbim, NUK KA REAGU ASKUSH; është diskutuar në KPF, NUK KA REAGU ASKUSH; është miratuar në këtë Kuvend, nuk ka reaguar askush. Pas një shkrimi të pavërtetë dhe tendencioz, ju e politizuat dhe e personalizuat këtë çështje. Si pasojë e shkrimeve spekulative, të njëjtit zyrtarë në Ministri të Pushtetit Lokal që kanë miratuar ligjshmërinë, të njëjtit e tërheqin atë”, ka thënë Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img