18 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

spot_img

Çështja e Faton Hajrizit, avokati nesër paditë qeveritarët

Avokati Gent Gjini, ka deklaruar ekskluzivisht për Klan Kosovën se nesër do të dorëzojë padi ndaj zyrtarëve të lartë që ofenduan rreth rastit të Faton Hajrizit.

Gjini deklaroi se paditë do të dorëzohen nesër në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në ora 13:30.

Avokati deklaroi se padia do të shkojë në adresën e kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij Besnik Bislimit, ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e deputetit të VV-së Arbër Rexhaj.

Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse do të bëhet kjo padi.

I pranishëm aty do të jetë edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.

Faton Hajrizi, u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë./ Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img