Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka folur në lidhje me çështjen e dinarit, ku ka thënë se vendimi i BQK-së ka qenë legjitim, por sipas tij Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i lë në befasi partnerët ndërkombëtarët.
Hamza ndër të tjera ka thënë se duhet të shihet edhe koha e zbatimit të ligjit në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi t’i planifikojnë hapat e tyre.
“Nuk kem nevojë t’i surprizojmë partnerët, të bëjmë veprime pa një plan të qartë, duhet me gjet momentin kur duhet të ndodhin vendimet. Në bazë të asaj çka vërehet, dhe çka ka ndodhur pastaj, shihet që ka qenë vendim si shumica që është dashtë të diskutohet prezantohet, dhe jam i vetëdijshëm, që vendimet janë sovrane, ligji duhet të zbatohet, dhe duhet të zbatohet sa më mirë, duke pasur në konsideratë edhe kohën e zbatimeve, që qytetarët të kenë mundësi t’i bëjnë planifikimet e tyre dhe të mos vendosen në situatë të pakëndshme.” – ka thënë Hamza në RTV Dukagjini.