Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Numri i votuesve 814,129 votues, numri i votuesve me kusht është 89,257 votues, ndërsa pjesëmarrja 48,78%.
Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 50.28 për qind të votave dhe ka siguruar 58 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës me 17 për qind të votave ka siguruar 19 ulëse në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.73 për qind ka siguruar 15 ulëse në Kuvend, AAK 62,111 ose 7.124 për qind ka siguruar 8 ulëse në Kuvend.
Daka bëri të ditura edhe statistikat për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime.
Ajo po ashtu konfirmoi se në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar gjithsej 877 mijë e 503 qytetarë.