1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Certifikohen instruktorë të FSK-së për Fitnes Fizik

Prishtinë, 26 korrik – Sot, në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, u mbajt ceremonia e certifikimit të 15-të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilët për dy javë më radhë, nga 11-26 korrik 2016, ndoqën trajnimin intensiv “Kursi për Trajnimin Fizik” i cili trajnim u realizuar nga instruktorë të Shkollës Ushtarake për Fitnes Fizik të Mbretërisë së Bashkuar dhe instruktorë të FSK-së.
Qëllimi i këtij trajnimi, i cili u realizua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar, ishte që të investohet sa më shumë në aftësimin dhe ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, për instruktorë të fitnesit fizik.
Fillimisht, pjesëtarët e FSK-së, para të pranishmëve demonstruan disa nga ushtrimet e mësuara si: Cikël ushtrimesh me pajisje të improvizuara, tipat dhe llojet e ndryshme të vrapimeve, fitnesi fizik ushtarak, poligoni me pengesa etj., të cilat demonstrime nga të pranishmit u vlerësuan lartë për aftësitë fizike dhe mendore të treguara gjatë paraqitjeve.
Për të përcjellë këtë ceremoni të pranishëm ishin: Gjeneral brigade ZymerHalimi- drejtor i Drejtorisë për Operacione, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT)- gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i ngarkuari me punëi  Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë- z. DanielFearn, atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar- kolonel RichardPerry, këshilltari i komandantit të FSK-së – kolonel AndyLyton, zëvendëskomandanti i KDS-së- kolonel Irfete Spahiu, instruktorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe të FSK-së,  si dhe oficerë të lartë të FSK-së.
Me këtë rast, gjeneral brigade ZymerHalimi, në emër të FSK-së falënderoi Mbretërinë e Bashkuar, Ambasadën dhe instruktorët ushtarakë të saj, për ndihmën që ata ofruan për përgatitjen e instruktorëve të Fitnesit Fizik,  si dhe i përgëzojë instruktorët dhe pjesëtarët e FSK-së për angazhimin dhe suksesin e treguar gjatë këtij trajnimi.
Gjeneral Halimi, duke iu drejtuar instruktorëve të FSK-së, kërkoi nga ta që të vazhdojnë me trajnime të mëtejme, të cilat më pas t’i praktikojnë nëpër njësitet tjera të FSK-së, “sepse kështu mund të bëheni shembull i mirë në nivel të njësitit, batalionit dhe më gjerë” . Ai, me këtë rast, tha se, edhe kërkesa e komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës ka qenë shumë e qartë lidhur me udhëzimet e tij  për Fitnesin Fizik si prioritet, i cili duhet  të bëhet normë-standarde për nënoficerët dhe ushtarët e  FSK-së.
Në fund, mesazhi i gjeneral Halimit për instruktorët e FSK-së ishte “se vetëm me punë profesionale dhe këmbëngulëse mund të arrini rezultate të shkëlqyeshme dhe të bëheni shembull i mirë për të tjerët”.
Ai edhe njëherë falënderoi ekipin e instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin dhe ndihmën profesionale gjatë trajnimeve të fitnesit fizik.
Ndërkaq, në emër të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, të gjithë të pranishmit i përshëndeti kolonel Perry,  i cili në veçanti  përgëzoi  instruktorët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar dhe ata të FSK-së, për paraqitjen dhe  demonstrimin e shkëlqyeshëm të ushtrimeve gjatë këtij trajnimi. Ai kërkoi vazhdimin e ushtrimeve të tilla, me qëllim të arritjes së standardeve të NATO-s. Gjithashtu kolonel Perry, premtoi mbështetjen e FSK-së në këtë drejtim edhe në të ardhmen.
Në fund, gjeneral Halimi, kolonel Spahiu i ngarkuari me punëi Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar DanielFearn, kolonel Perry, ndanë certifikatat e diplomimit për pjesëtarët e FSK-së dhe instruktorët e Mbretërisë së Bashkuar. Instruktorët britanikë për paraqitje të shkëlqyeshëm gjatë këtij trajnimi zgjodhën si më të mirin ushtarin Emir Vllasa, i cili nga Mbretëria e Bashkuar përfitoi një trajnim falas në Londër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img