Më nuk e respekton vetëm himnin kombëtar.
Kryeministri Albin Kurti qëndron në këmbë edhe kur lëshohet ai i Republikës të cilën e udhëheq.
Të dyja u intonuan të premten në 24 vjetorin e themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me ç’rast u diplomua gjenerata e 43-të e zyrtareve korrektuese.
Me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, të gjitha të certifikuarat ishin gra.
Gjatë dy viteve të fundit me përkrahjen e ambasadës amerikane, janë trajnuar 104 zyrtarë në fusha të ndryshme. Shërbimi Korrektues i Kosovës me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, sot po certifikon 45 zyrtare gra në gjeneratën e 43-të
Ndërkaq Ismail Dibrani, drejtori i këtij institucioni, tregoi pikën në të cilën SHKK ka shënuar suksesin më të madh.
Përfundimi prej shtatë muajsh i trajnimeve, shënon një rrugë drejt profesionalizimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në luftën kundër kontrabandës
E kadetët e kësaj gjenerate, premtuan punë me profesionalizëm e nder