-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Certifikimi i ushtarëve të rinj, Kurti: Do t’i shërbeni atdheut si shqipojna sypatrembur që keni si emblemë në krah

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurti gjatë fjalimit të tij tha se grupi prej 325 ushtarëve që ka diplomuar sot, është më i madhi në FSK

“Jemi bashkë këtu për të kurorëzuar suksesin tuaj të treguar në muajt dhe javët në trajnimin bazik, grupi i juaj është shumë veçantë, sepse jeni grupi më i madh që ka diplomuar ndonjëherë në ushtrinë tonë, 325”, ka thënë Kurti.

Shefi i Qeverisë është shprehur se gjatë qeverisjes së tij e kanë dëshmuar përkrahjen e pakursyer ndaj Ushtrisë.

“Nga sot ju filloni detyrën fisnike po aq edhe sfiduese, për ti shërbyer atdheut në mbrojte dhe ruajte së paqes. U zotuam se ushtria do ta ketë përkrahjen e pakursyer të qeverisë, këtë e kemi dëshmuar çdo vit të  qeverisjes sonë, fillimisht në vitin 2021, e ngritëm buxhetin për herë të parë mbi 100 milionë euro. Nga ai vit buxheti për ushtri ka qenë për herë e më i madh e gjithmonë në ngritje sivjet ai ishte mbi 200 milionë euro. Sipas kriterit të shteteve anëtare të NATO-s”, ka thënë Kurti.

“Ndërkaq me ju sot po shënojmë sot pothuajse dyfishimin e numrit të përgjithshëm të ushtrisë. Teksa kemi katërfishuar trajnimet e ushtarëve në raport me qeverisjet e kaluara”.

“Ushtria po rritet dhe do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja, si ju që duan t’i shërbejnë atdheut pikërisht si shqiponja sypatrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder dhe krenari bartin veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Kurti në fund, theksoi se së bashku do të rrugëtojnë drejt shërbimit në aleancën më të madhe ushtarake NATO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img