-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Çerkini: Gati çdo ditë nga një mjek ikën nga Kosova

Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve, Urim Çerkini, ka thënë se specializantët që kanë protestuar të hënën, kanë kërkuar që kujdestaritë të ju paguhen bazuar në Rregulloren e fundit të Qeverisë, të datës 3 shkurt të këtij viti.
Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se pagesa që është duke u bërë nga Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK) nuk e përfill nenin një të kësaj Rregulloreje.Ai ka thënë se në këtë rast sikur ka një shkëputje të komunikimit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së.“Në këtë rast anashkalohet një vendim i Qeverisë, e të cilin anashkalim e bën SHSKUK-ja. Kjo është e çuditshme, për shkak se secili organ që është nën administrimin e një dikasteri, në këtë rast të Ministrisë së Shëndetësisë apo Qeverisë së Kosovës, praktikisht duhet t’i bindet secilit vendim që e merr Qeveria, e që në nuk është rasti në çështjen konkrete”, është shprehur Çerkini.

Ai ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga SHSKUK-ja, atëherë ata do të intensifikojnë protestat.

“Nuk përjashtohet edhe intensifikimi i protestave për shkak se pakënaqësia është duke u rritur, tek secili prej nesh, për shkak se nuk po vlerësohet puna të cilën secili nga ne e bën”, ka theksuar Çerkini, duke shtuar se ata po kërkojnë që të respektohet vetëm një vendim i Qeverisë.

Sipas Rregullores së Qeverisë, specializantët për kujdestari gjatë ditëve të javës paguhen 50 euro, kurse për vikende deri në 160 euro. E mjekët specialistë për kujdestari gjatë vikendeve paguhen deri në 280 euro.

Drejtoria e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në një përgjigje për KOHËN ka thënë se pagesa për kujdestari bëhet konform vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të datës 9 mars 2022.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ju njofton se mbajtja e minimalisht dy kujdestarive në muaj për qëllim edukativ në lëmenjtë klinikë (konform planprogramit) është obligative për çdo specializant…Pagesa e tyre për të gjitha kategoritë e specializantëve (pa përjashtim) bëhet konform vendimit në fuqi të ministrit të Shëndetësisë me nr. 05-1112 i datës 9.3.2022”, thuhet në përgjigje.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas specializantëve është shfuqizuar tashmë, kujdestaria për ta nuk ndryshon nga ditët e javës – paguhen 50 euro.

E, Rregullorja e nxjerrë nga Qeveria më 3 shkurt të këtij viti, neni 12, thotë se me hyrjen në fuqi të saj shfuqizohet çdo akt nënligjor dhe dispozitë që bie në kundërshtim me të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img