Bajram Çerkinaj nga Qendra burimore për persona të zhdukur, është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk dëshirojnë që të zbardhet fati i personave të pagjetur.
Sipas Çerkinajt, udhëheqësit kosovarë s’duhet të bisedojnë me, siç i ka quajtur ai, ministra të ‘Kosovës e Metohisë’.
“Si shumë familjarëve mua më duket se këto janë disa lojëra politike që është dashur të largohet çështja e personave të pagjetur prej politikës, e mendoj se ende flitet politikisht rreth personave të pagjetur. Gjithmonë edhe në të kaluarën, edhe tash bisedat bëhen pa nënshkrime, me mendimin ndoshta e pranon Vuçiqi e ndoshta edhe Albin Kurti. Nuk ka aso bisedash me Petkoviqin, i cili është i caktuar si ministër i ‘Kosovës dhe Metohisë’. Nuk duhet që me ministra të Kosovës e Metohisë as të bisedohet e lëre më të thuhet se jemi dakorduar apo jemi marrë vesh që do të bëhet në qoftë se do të na përkrahë bashkësia ndërkombëtare apo SHBA-ja. Ne e dimë që SHBA-ja dhe gjithashtu edhe Bashkia Evropiane nuk ka dashur dhe nuk dëshiron të zardhet fati i personave të pagjetur duke i mbrojtur kriminelët Serbia që 25 vjet. Po të donin e kishin ndaluar këtë proces në pjesën politike dhe ishte filluar të punohet ashtu siç kanë kërkuar familjarët që nga fillimi”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka shtuar se nuk e beson që Serbia do t’i hapë arkivat ndonjëherë, pavarësisht presioneve ndaj saj.
“Serbia nuk besoj kurrë që do t’i hapë dosjet pavarësisht presioneve. Unë nuk besoj që Vuçiqi do ta nënshkruajë një dokument të tillë që do t’i hapë dosjet edhe pse ka thënë se do t’i hapë. Sidoqoftë këta janë pajtuar për një fjalë shumë të rëndë se nuk janë persona të pagjetur, por janë persona të pagjetur me dhunë. D.m.th pas 24-vjetësh po pajtohet komisioni i Republikës së Kosovës që i ka pranuar Serbia se i ka larguar me dhunë ose do të na i hapë dosjet nëse Vuçiqi thotë po, kjo më duket e pezulluar, ende e pabesueshme se çfarë bisedash dalin në opinion për personat e pagjetur”, ka thënë ai/PrishtinaPress/