Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore.
Kosova sot për herë të parë merr pjesë edhe në Lojërat Olimpike Dimërore, me sportistin e vetëm, Albin Tahirin, i cili do të garojë në skijim.

Ekipi i Kosovës pritet të parakalojë i 71-ti.

Tahiri ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik.