Site icon PrishtinaPress

Ceremoni për Ditën Kombëtare të Ukrainës, Rohde: Qytetarët e Kosovës e kanë ndjerë dhimbjen e ukrainasve

Ambasadorët e QUINT-it dhe Zyra e BE-së në Kosovë, kanë organizuar të hënën një pritje për nder të Ditës Kombëtare të Ukrainës, raporton Ekonomia Online.

Përveç ambasadorëve, aty i pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, u shpreh krenar që Kosova ka qenë një nga shtetet mbështetëse që nga fillimi krahas me vendet e Bashkimit Evropian, edhe pse Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Ai ka theksuar se Prishtina e ka mbështetur Kievin në shumë forma e se qytetarët e Kosovës e kanë ndjerë dhimbjen e ukrainasve qe nga ditët e fillimit te luftës.

“Jam krenar që Kosova ka qenë një nga shtetet mbështetëse që nga fillimi krahas me vendet e Bashkimit Evropian. Edhe pse Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet, qytetaret e Kosovës kane bashke ndjere dhimbjen e ukrainasve qe nga ditët e fillimit te luftës. Prishtina e ka mbeshtetur Kievin ne shume forma, permes mbeshtetjes emocionale asaj ushtarake dhe duke siguruar nje vend te sigurte per gazetaret ukrainas te cilet jane detyruar te largohen nga shtepite e tyre per shkak te luftës”.

“Para pavaresise shume qytetare nga vendi im nuk kane pasur dijeni per krimet ruse nga te cilat  miliona njerez kane vdekur. Gjate viteve 60-ta 70-ta dhe 80-ta ka pasur tema te cilat kane qene te ndaluar per tu dikutuar ne shoqerine tone. Mendoj se tani shumica e ukrainasve e kuptojne se sa te lige kane qene njerezit qeverises ne Bashkimin Sovjetik”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryeministri Abin Kurti, ka thënë se mbeshtetja e Kosovës për Ukrainën dëshmon “përpjekjen për të bashkëvepruar me partneret tanë ndërkombëtar ndaj agresionit rus”.

“Mbështetja e Kosovës për Ukrainën ne ketë kohe kur ka nevoje dëshmon përpjekjen tone për te bashkëvepruar me partneret tanë ndërkombëtar ndaj agresionit rus që nga viti 1817 u përfshi ne 48 luftëra. Koha mesatare mes secilës lufte është 4.7 vjet”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version