Site icon PrishtinaPress

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen pavarësisht kërcënimit të dyshuar terrorist

Stadiumi Emirates i Arsenalit në veri të Londrës do të pres ndeshjen e parë të Topçinjve kundër Bayern Munich të martën në mbrëmje, ndërsa Manchester City është mysafir në Santiago Bernabeu të Real Madridit.

Madridi pret gjithashtu ndeshjen e Atleticos me Borussia Dortmund të mërkurën, ndërsa stadiumi Parc des Princes i Paris Saint-Germain është vendi i vizitës së Barcelonës në të njëjtën mbrëmje në Paris.

Një media e lidhur me ISIS-in ka lëshuar një kërcënim lidhur me të katër ndeshjet e kësaj jave dhe organi qeverisës i futbollit evropian UEFA tani ka lëshuar një deklaratë për këtë çështje, raporton Skysports.

“UEFA është në dijeni të kërcënimeve të dyshuara terroriste të bëra ndaj ndeshjeve të kësaj jave të Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe është në lidhje të ngushtë me autoritetet në vendet përkatëse”, thuhet në deklaratë.

“Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen siç janë caktuar me aranzhimet e duhura të sigurisë në vend”.

Exit mobile version