Site icon PrishtinaPress

Centralizohen të gjitha sportelet në komunën e “re” në Arbëri, shtohen 20 të reja

Në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, i cili gjendet në Arbëri, janë centralizuar sportelet e reja.

Në të njëjtën kohë janë shtuar dhe 20 sportele të reja.

Drejtori i Kadastrës, Donat Lushaku deklaroi për KlanKosova se 

“Pra janë 20 sportele të reja të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve dhe lehtësimit të shërbimeve ndaj tyre. Është projekt i përbashkët mes Drejtorisë së Financave dhe Administratës” deklaroi Lushaku.

Ai njoftoi se shërbimet që do t’u ofrohen qytetarëve janë taksa e transaksionit, vertëtimi i tatimit me anë të fletave poseduese dhe kopja e planit, si dhe kërkesa të tjera që nevojiten.

Exit mobile version