Në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, i cili gjendet në Arbëri, janë centralizuar sportelet e reja.
Në të njëjtën kohë janë shtuar dhe 20 sportele të reja.
Drejtori i Kadastrës, Donat Lushaku deklaroi për KlanKosova se
“Pra janë 20 sportele të reja të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve dhe lehtësimit të shërbimeve ndaj tyre. Është projekt i përbashkët mes Drejtorisë së Financave dhe Administratës” deklaroi Lushaku.
Ai njoftoi se shërbimet që do t’u ofrohen qytetarëve janë taksa e transaksionit, vertëtimi i tatimit me anë të fletave poseduese dhe kopja e planit, si dhe kërkesa të tjera që nevojiten.