Celine Dion ka njoftuar se do të publikojë së shpejti një dokumentar të ri.
Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja kanadeze tregoi se do të flasë haptazi lidhur me luftën e saj të vazhdueshme me sëmundjen që njihet si ‘Stiff Person Syndrome’.
‘I Am: Celine Dion’ do të titullohet dokumentari, që do të shpalosë vitet e fundit të jetës së artistes në përballje të vazhdueshme me këtë sëmundje, rrugëtimi që nga zbulimi, të mësuarit lidhur me këtë sëmundje dhe menaxhimin e saj – që nuk do të mund t’a definojë artisten në asnjë mënyrë, siç edhe u shpreh 55 vjeçarja në Instagram.