Site icon PrishtinaPress

Celina: “Jam krenar që luaj për Kosovën”

Duke folur në një intervistë për Sky Sport, ylli i Kosovës, Bersant Celina që këtë herë nuk është grumbulluar për çështje personale ka folur për zgjedhjen e tij për të luajtur për Kosovën:
“Unë jam lindur në Kosovë por u larguam në Norvegji kur isha dy vjeçar për shkak të luftës”, tha Celina.
“Jam krenar që luaj për Kosovën ashtu siç është edhe familja ime. Deri tani ka shkuar shumë mirë. Është e mrekullueshme se si të gjithë na mbështesin neve. Kemi lojtar të talentuar dhe skuadër konkurruese. Pasioni tek ne është i ndryshëm duke pasur parasysh se nepër çfarë ka kaluar populli ynë dhe familjet tona”, përfundoi Celina.

Exit mobile version