0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Çelaj: Prishtina provoj dy qeverisje, PDK është e duhura për zhvillimin e saj

Viti 2017 do të jetë vit i zgjedhjeve lokale që do të mbahen gjithandej në komunat e Kosovës.

Garë e nxehtë pritet të zhvillohet sidomos në komunën e Prishtinës, e cila tash është nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

E garë e fortë pritet të zhvillohet edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila i ka vënë vetës si synim që ka ardhur koha që ajo të qeverisë me Prishtinën.

Kështu është shprehur për Telegrafin, kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj.

Ndonëse nuk e ka konfirmuar zyrtarisht mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të Prishtinës, ai ka thënë se dega e PDK-së ka shprehur përkrahjen ndaj tij.

“Përveç që dega ka shpreh përkrahjen ndaj meje, niveli qendror i PDK-së ende nuk ka ardhur në atë fazë se kush do të kandidojë. Megjithatë si kryetar dege po punoj në fuqizimin e PDK-së në Prishtinë dhe besoj që sivjet Prishtina do të jetë e PDK-së”, ka thënë Çelaj.

Ai është shprehur plotësisht i bindur se PDK-ja do të fitojë Prishtinën.

“Po absolutisht, pasi që Prishtina i provoj dy subjekte dhe qeverisjen e tyre e cila u pa se është e dështuar besoj që më në fund janë bind se PDK është ajo që do ta zhvillojë Prishtinën”, u shpreh Çelaj.

E për dallim nga PDK, në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk shprehen aq të vendosur se do të mund ta rikthejnë sërish qeverisjen në Prishtinë të cilën e patën dikur.

Asamblesiti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala nuk ka konfirmuar se kush do të jetë kandidat për Prishtinë.

“Zgjedhjet e sivjetme lokale do te mbahen, besojmë, sipas afateve ligjore. LDK në Prishtinë është aktive në përmbushjen e objektivave të saj politike me opozitarizëm konstruktív ndaj qeverisjes aktuale! Besojmë në organet e LDK-së dhe në një proces demokratik që partia të arrijë shkallë të lartë të mobilizimit politik e zgjedhor me kandidat të denjë edhe për Prishtinën. Besojmë në elektoratin e LDK-së në Prishtinë”, tha Shala për Telegrafin.

Ndërsa, kryetari i degës së AAK-së për Prishtinën, Avni Arifi ka thënë se AAK-ja ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

“AAK ende nuk është përcaktuar për kandidat”, ka thënë shkurt Arifi për Telegrafin, duke shtuar se pritshmëritë e subjektit të tij janë të mira sa i përket rezultatit të zgjedhjeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img