Kryeasamblisti i PDK-së, në Prishtinë i ka bërë thirrje Prokurorisë që të shqyrtojë vendimet e kryetarit Shpend Ahmeti lidhur me çerdhet publike.
Çelaj ia ka kujtuar kryetarit Ahmeti se dhënia e pronës komunale duhet të jepet nëpërmjet garës së lirë dhe jo të bëhet biseda me persona të caktuara për to. Po ashtu, ka thënë se dhënia e këtyre pronave për Institucionet parashkollore nuk është dërguar ën Asamble ashtu si e kërkon ligji, raporton lajmi.net.
“Sot duam të denoncojmë një shkelje të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po sillet me pronën publike sikur të ishte e tij. Keni parë deklarata e shumta të tij lidhur çerdhet me bazë në komunitet. Në parim kemi qenë pro hapjes së çerdheve të reja sepse ka nevojë të madhe për to. Por, ai ka bërë një shkelje për të cilën ne mendojmë që është vepër penale dhe për të cilën duhet të japë përgjegjësi para organeve të drejtësisë. Ai ka shkelur Ligjin për dhënë në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale”, ka thënë Çelaj në një konferencë për media.
Shefi i PDK-së për Prishtinën ka kujtuar se, Neni 5 thotë se “dhënia e pronës së paluajtshme në shfrytëzim afat shkurtër, pika 1, thotë se dhënia në shfrytëzim afatshkurtër realizohet nëpërmjet konkurrencës së hapur publike dhe procedurave të parapara më këtë ligj. Pra, ai nuk ka bërë konkurrencë të hapur publike. Ahmeti së bashku me një asamblistë të Vetëvendosjes u ka dhuruar personave të caktuar këto objekte publike që të menaxhojë me to”
“Pika 2 e këtij neni për dhënien e paluajtshme komunale në shfrytëzim afatshkurtër, konkursi i hapur publik është në formën e ankandit. Po ashtu neni 7 i këtij ligji, thotë se kryetari i Komunës i propozon Kuvendit të Komunës për miratim paraprak pronën e paluajtshme të komunës për dhënie në shfrytëzim. Edhe kjo pikë është shpërfillur, pasi nuk e ka sjell në Komunë këtë çështje dhe në mënyrë arbitrare ka nënshkruar memorandum më këto OJQ. Një nder themeluesit e këtyre OJQ-ve është edhe një asamblistë i VV-së, gjeq ë ka ren ndesh me ligjin”, ka shtuar tutje Celaj.
Sipas tij, nuk dihet edhe si është bërë pranimi i stafit. Madje, ka thënë se ka mundësi që stafi të jetë i Vetëvendosjes.