Sipas Çekut nga 70 mijë aplikues për veteranë të luftës vetëm 11 mijë prej tyre kanë deklaruar se nuk kanë të ardhura. “Duhet të hetohen listat, si në fillim deklaruan 11 mijë prej tyre se nuk kanë të ardhura dhe pastaj u rrit numri, kjo është shumë lehtë të verifikohet, pasi që në aplikacione të tyre shkruhet se kanë të ardhura të tjera”, tha Çeku.
Çeku: Vetëm 11 mijë veteranë të luftës meritojnë pensionin
“Kjo që ka ndodhur nuk është e mirë, edhe mua nuk më vjen mirë që kanë vepruar kështu, kjo bie ndesh me kodin e ushtarakut. Këtu është problemi. Ne duhet të kërkojmë që të pastrojmë listat e veteranëve të luftës”, tha Çeku në “Intervistën me Blerimin”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).