4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Çeku: Veproni në mënyrë diplomatike, telefonatat nuk bëjnë punë

Ish- komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Agim Çeku, tash deputet i PDK-së tha se deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga paraburgimi në Francë kjo temë duhet të jetë në agjendën e kryeministrit dhe të gjithë ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Çeku i cili ishte përballur edhe vet me një situatë si të Haradinajt tha se telefonatat që ai dëgjoi në seancë që diplomatët e Kosovës i paskan bërë me diplomatë francezë kanë efekt vetëm kur je para se të hysh në paraburgim.

Ish-kryeministri i Kosovës tha se kryeministri Isa Mustafa duhet t’u dërgojë letër autoriteteve franceze në mënyrë që të kërkojë lirimin e Haradinajt.

Sipas Çekut në Francë do të duhej të shkonin ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Drejtësisë.

Ai tha se qëllimi është që UÇK-ja që të portretizohet si kriminale. Po ashtu Çeku tha se qëllimi i Serbisë është që të ftohen marrëdhëniet mes vendeve mike të Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img