-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Çeku tregon sa ishte numri i pjesëtarëve të UÇK-së kur ishte shef i Shtabit (Video)

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, në emisionin “Komiteti Qendror” ka folur për numrin e pjesëtarëve të UÇK-së gjatë kohës kur ai ishte shef i Shtabit.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk është ditur numri i saktë i pjesëmarrësve të UÇK-së, për shkak të lëvizjeve të shpeshta të tyre.
“Nëse do të rreshtohej e gjithë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk do të ishte ky numër që ka dalë tani, por ushtria është organizim kompleks, e cila nuk përfshin vetëm ushtarë, por edhe kontribuuesit në financim, lobim, në politikë dhe shumë sfera të tjera”, ka thënë Çeku në “Komiteti Qendror”, që transmetohet në RTV Dukagjini.
Çeku ka përmendur disa regjistrime, në të cilat ka rezultuar se UÇK ka pasur 27 mijë pjesëtarë, por, sipas Çekut, nëse përfshihen të gjithë ata që kanë kontribuar në një mënyrë apo tjetrën në luftën e UÇK-së, kjo shifër arrin deri në 50 mijë, që përfshin vetëm 2.5 për qind të popullsisë së Kosovës.
Çeku ka folur edhe për vendimin e emërimit të tij si kryeministër i Kosovës.
Ai ka thënë se emërimi i tij për kryeministër ishte ide e ndërkombëtarëve, por ishte përkrahur nga ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj.

“Ideja e emërimit tim kryeministër ishte stabilizimi i brendshëm politik, pasi kisha raporte të mira me opozitën dhe pozitën, si dhe të përgatisja vendin për pavarësi”, ka thënë Çeku.
Ai ka shtuar se inkuadrimi në politikë nuk ka qenë qëllimi i tij, por vetëm realizimi i kërkesave që ndërkombëtarët kishin ndaj tij. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img