Site icon PrishtinaPress

Çeku thotë se projektligji për FSK’në është amatoresk (Video)

Ish-komandanti i UÇK’së, Agim Çeku duke folur për shndërrimin e FSK’së në Ushtri të Kosovës ka thënë se FSK’ja qysh moti është e gatshme për një transformim të tillë. Mirëpo, ai nuk pajtohet me projektligjin që është bërë për ushtrinë. Çeku ka thënë se ai është amatoresk.

Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka përqeshur projektligjin që është bërë për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai në një debat në Klan Kosova ka thënë se ky projektligji është amatoresk.

“E di se sot ky ligj është në tryezat e shumë shteteve edhe mike edhe armike, e di se e analizojnë ekspertë të ndryshëm edhe mendoj se me kur ta lexojnë përshtypja e tyre e parë ka me qenë amatorizën’, tha Çeku.

Exit mobile version