-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Çeku thotë se edhe për artefaktet e grabitura nga Serbia do të diskutohet në Bruksel

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku, ka folur për artefaktet e Kosovës që janë rrëmbyer nga Serbia.

Çeku ka thënë se kthimi artefakteve të marrura nga Kosova duhet të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më tej, Çeku e ka bërë të ditur se ka dorëzuar një raport për dëmet që ia ka bërë Serbia Kosovës, përfshirë artefaktet.

“Kanë qenë vetëm disa raporte të pas luftës që janë bërë nga disa ekspert të cilët i ka angazhuar UNMIK-u për nevojat Hagës. Po ata ekspert ne i kemi ftuar përsëri në Komisionin Shtetëror, por këtë herë dokumentimi është me detajuar. Edhe ne po besojmë se ky dokumentimi nuk i ndihmon vetëm dialogut por edhe një padi në të ardhmen për gjenocid në Kosovë”.

Aty dokumentohet në mënyrë të detajuar se çfarë shkatërrimi të qëllimshëm ka bërë Serbia në raport me shqiptarët duke ia sulmuar identitetin kulturën edhe të kaluarën”, ka theksuar Çeku në TV Dukagjini.

Sipas tij, në Kosovë janë shkatërruar mbi 1 mijë 309 monumente edhe shumë objekte të tjera, si qendra tregtare apo biblioteka.

“Këtyre shkatërrimeve ne jemi duke u nxjerrë faturën edhe kësaj po ia bashkëngjisim edhe 1 mijë 247 artefaktet e grabitura nga Serbia. Kjo do të jetë kërkesë e pa diskutueshme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përveç kësaj kjo ka edhe një kosto sepse na ka shkaktuar një dëm ekonomik përveç nga mbajta e tyre”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img